Një grua gjendet e vdekur në Mitrovicë, dyshohet se u vetëvra

  • 23 September 2019 - 10:52
Një grua gjendet e vdekur në Mitrovicë, dyshohet se u vetëvra

Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës

Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi I policisë për Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 9:10, policia është lajmëruar nga ndihma e shpejtë. Dyshimet e para janë se është vetëvrasje. Rasti ka ndodhur në rrugën “Llolle Ibara”. Njësitet policore po punojnë për zbardhjen e këtij rasti”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)