E kërcënon dhe ia publikon fotot një femre – Arrestohet një person në Ferizaj

  • 23 September 2019 - 12:11
E kërcënon dhe ia publikon fotot një femre – Arrestohet një person në Ferizaj

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se i njëjti e ka kërcënuar dhe ia ka publikuar disa fotografi viktimës femër. Rasti ka ndodhur në Ferizaj, njofton policia.

Sipas policisë, i njëjti i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese edhe familjarëve të viktimës.

Rasti ka ndodhur në mesditën e të dielës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)