Denoncimi i rëndë: Ky është kulmi i krimit dhe korrupsionit në drejtësi

  • 23 September 2019 - 14:23
Denoncimi i rëndë: Ky është kulmi i krimit dhe korrupsionit në drejtësi

“Këta të pa ngopur jo vetëm që po përfitojnë paga të jashtëligjshme, jo vetëm që nuk po e bëjnë detyrën e vetë, këta po na e gllabërojnë dhe po na e gërditin edhe këtë shtet që akoma nuk e kemi konsoliduar si duhet. Çfarë drejtësie presin ata varfanjakët që nuk kanë mjete për të paguar, çfarë presin ata qytetarët e ndershëm e shumë pyetje e pikëpyetje e pikë çuditëse tjera na dalin pas këtij rasti kriminal”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Pas skandalit të fundit që plasi me arrestimin e gjykatësit të Gjykatës Themelore të Pejës, Sali Berisha, në opinionin publik akoma më shumë po humbet besimi në drejtësi, duke u krijuar bindja se drejtësia vetëm mundë të blihet, sepse atë e shesin vetë gjyqtarët e rastit, sikur ishte rasti Berisha në Pejë, i cili u arrestua për pazarin e madh që kishte bërë me një lëndë, hiq më pak se 4.000.00 euro.

Mirëpo ky nuk është rast i vetëm i abuzimit me detyrën zyrtare. Në raportet e KPK-së dhe KGJK-së, shpesh përmenden shifra me raste anonime për masat disiplinore të cilat kinse merren ndaj shkelësve të detyrës zyrtare, por për opinionin publik ato mbeten sekrete, edhe si veprime por edhe për identifikim me emër e mbiemër të shkelësit të ligjit.

Njohësi i fushës së sundimit të Ligjit, Hasan Preteni, thotë se kjo tregti me lëndët e palëve është kulmi i krimit dhe korrupsionit në drejtësi, dhe është e kotë që këtyre njerëzve ju ngritën pagat, pasi nuk është çështje e mungesës së stimulimit, por është problem i mentalitetit të krijuar në kulturën e tyre për të zhvatur në mënyrë kriminale.

Image
Hasan Preteni

“Këta të pa ngopur jo vetëm që po përfitojnë paga të jashtëligjshme, jo vetëm që nuk po e bëjnë detyrën e vetë, këta po na e gllabërojnë dhe po na e gërditin edhe këtë shtet që akoma nuk e kemi konsoliduar si duhet. Çfarë drejtësie presin ata varfanjakët që nuk kanë mjete për të paguar, çfarë presin ata qytetarët e ndershëm e shumë pyetje e pikëpyetje e pikë çuditëse tjera na dalin pas këtij rasti kriminal”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, përsëri po në kthehet ajo thënia e vjetër e gjyshërve tonë, “ku e lamë e ku na mbeti, mjerë vatani e mjerë mileti” sepse ky rast dëshmon sa thellë është kriminalizuar drejtësia në Kosovë dhe sa vështirë është të pastrohet.

“Ky është vetëm një nga rastet, sa e sa raste të tjera janë që nuk denoncojnë, që nuk bashkëpunojnë në eliminimin e këtyre bastardëve. Sa vendimet merren me prova të falsifikuara, sa vendimet merren me dëshmi të rrejshme, e sa rastet mbyllen pa u hapur fare. Ky është krim i organizuar katërçipërisht dhe shumë i dëshmuar”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)