Në ndërtesën e Trump-it raportohet vjedhja e stolive prej 353 mijë dollarësh

  • 23 September 2019 - 14:36
Në ndërtesën e Trump-it raportohet vjedhja e stolive prej 353 mijë dollarësh

Stoli me diamantë, safirë dhe emeralde janë vjedhur nga dy banesa në ndërtesën “Trump” në Shtetet e Bashkuara.

Banorët e kësaj ndërtese shumëkatëshe e raportuan vjedhjen e stolive të çmueshme nga dy banesa brenda ndërtesës, në të cilën qëndron edhe presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë kohës kur qëndron në Nju Jork.

Njëra nga viktimat e vjedhjes është një grua 67 vjeçe, e cila jetonte në katin e 42-të të ndërtesës. Ajo raportoi se i janë vjedhur pesë stoli me vlerë prej 236 mijë dollarësh në kohën kur nuk ishte në banesë, nga 21 qershori deri më 9 shtator.

Në mesin e stolive të vjedhura është një byzylyk, një unazë dhe një qafore.

Viktima tjetër e vjedhjes ishte një grua 33 vjeçe, e cila raportoi se i është njedhur një byzylyk me vlerë prej 117 mijë dollarësh pasi kishte shkuar në pushime me 3 shtator.

Në këtë ndërtesë pritet që këtyre ditëve të shkojë edhe presidenti amerikan, i cili do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet në Nju Jork, shkruan “Independent”.

(Kosova Sot Online)