Akuzat e rënda, kërkohet arrestimi i Shpend Ahmetit dhe ...!

  • 23 September 2019 - 15:39
Akuzat e rënda, kërkohet arrestimi i Shpend Ahmetit dhe ...!

“Në qoftë se prokuroria nuk fillon me hetime kundër Shpend Ahmetit, Dardan Molliqajt dhe Dardan Sejdiut, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, lirisht mund të them se këta do të sillen sikur AL KAPONE në çdo cep të Kosovës, duke i kërcënuar dhe frikësuar qytetarët e Kosovës”, tha analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Pas denoncimit që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i bëri Shpend Ahmetit dhe drejtuesve të tjerë të PSD-së, Dardan Molliqajt e Dardan Sejdiut, analisti politik, Dardan Grapci kërkon që menjëherë të fillojnë hetimet për të gjitha ato akuza, të vërtetohet se kush qëndron prapa tyre, dhe e vërteta t’i thuhet opinionit, kurse për abuzimet me ligjin dhe ivolvimin në krim të organizuar, të ndiqen të gjithë, edhe drejtuesit e PSD-së edhe biznesmenët oligark, për të cilët Grapci është i sigurt se janë Devollët.

Image
Dardan Grapci

“Të gjithë jemi dëshmitar se si akuzoi Agim Bahtiri Shpend Ahmetin dhe Molliqajn për lidhjet e tyre me ata biznesmen të fuqishëm. Kjo për mendimin tim, dhe të secilit qytetar që i kupton këto gjera, është dëshmi e zbardhjes së bashkëpunimit dhe pazareve të Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale, prandaj nuk duhet të heshti prokuroria, duhet të filloje hetimet , duhet të nxirret e vërtetë në shesh, kush janë biznesmenët që qëndrojnë prapa Shpend”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Sipas Dardan Grapcit, nëse ky rast heshtet nga Prokuroria, atëherë besimi i qytetarëve do të vazhdon të humbet akoma më shumë në këtë institucion, sepse akuzat publike për figura me peshë politike, që nesër mundë të jenë në pozita qeverisëse akoma më të rëndësishme, duhet të merren shumë seriozisht. 

“Pas kësaj deklarate që e ka bërë Agim Bahtiri, unë mendoj që Prokuroria e Kosovës duhet urgjentisht t’i filloj hetimet ndaj Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut dhe Shpend Ahmetit. Këtu nuk duhet të ketë aspak hezitim, për shkak se haptas po thuhet, vërtetohet që këta të tretë, pse jo edhe shumë të tjerë që janë pas tyre, janë bashkëpunëtor me njerëzit e nëntokës kriminale”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Duke qenë i bindur se ky rast i denoncuar ka të bëjë për lidhje kriminale me biznese të fuqishme të cilat i ka favorizuar Shpend Ahmeti, e të cilat do ia kthejnë tani në fushatë ato favore, Grapci thotë se lidhja është ndërtuar që nga qeverisja e Prishtinës nga VV-ja, në mandatin e parë të Shpend Ahmetit. 

“Që nga fillimi i mandati të parë të Shpend Ahmetit, gjatë kohës derisa ka qenë pjesë i LVV-s, kuptohet që DEVOLLET ishin ata që e kanë mbështetur. Është e sigurt që ende po vazhdojnë ta mbështesin edhe tani në çdo hap të tij”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai kërkon që zbardhja e kësaj afere nga Prokuroria të bëhet para zgjedhjeve, ngase po kaluan zgjedhjet dhe po u fuqizuan ky grup i inkriminuar, atëherë ata do të bëhen akoma më të pa prekshëm.

“Në qoftë se prokuroria nuk fillon me hetime kundër Shpend Ahmetit, Dardan Molliqajt dhe Dardan Sejdiut, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, lirisht mund të them se këta do të sillen sikur AL KAPONE në çdo cep të Kosovës, duke i kërcënuar dhe frikësuar qytetarët e Kosovës”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)