Hashim Thaçi takon Kolinda Grabar-Kitaroviqin

  • 23 September 2019 - 18:33
Hashim Thaçi takon Kolinda Grabar-Kitaroviqin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidenten kroate, Kolinda Krabar-Kitaroviq, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKBS’së.

Sipas njoftimit, Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

“Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet ndjek Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi pas takimit, thuhet në njoftim.

Ndërsa në anën tjetër, presidentja kroate e ka konfirmuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe se Kroacia do të japë mbështetjen për Kosovën.

(Kosova Sot Online)