Pse Kadri Veseli ka dëshirë ta takojë multimiliarderin Bill Gates?

  • 24 September 2019 - 13:24
Pse Kadri Veseli ka dëshirë ta takojë multimiliarderin Bill Gates?

Kandidati për kryeministër Kadri Veseli, në një video 2 minutëshe të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, është përgjigjur në disa pyetje ‘të sikletshme’.

Ndër to, ishin edhe pyetje si: cila ka qenë lodra e preferuar si fëmijë, e në të cilën Veseli përgjigjet se ka qenë topi.

Në pyetjen se cili është personi i famshëm i gjallë që do të dëshironit ta takonit, Veseli përgjigjet: Bill Gates. Ndërkaq personi i famshëm që nuk jeton më, por që Veseli do t’kishte qejf ta takonte, është Hasan Prishtina.

A e do Veseli më shumë picën apo hamburgerin? Këto dhe pyetje të tjera, ai u është përgjigjur në videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)