Profesori i njohur godet rëndë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

  • 24 September 2019 - 15:26
Profesori i njohur godet rëndë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

“Është papërgjegjësi e Ministrit te Drejtësisë, z. Abelard Tahirit, i cili ka informata, por e lejon krimin dhe korrupsionin. Jo vetëm Berisha në Pejë, por ka shumë Berisha tjerë, nëpër tërë strukturat e gjykatave dhe në prokuroritë e vendit,që janë korruptuar”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

Zbulimi dhe kapja e rastit më të freskët të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një gjykatës në Gjykatën Themelore të Pejës, gjykatësit Sali Berisha, sipas njohësve të kësaj fushe është një dëshmi tepër e madhe që vetëm sa i fuqizon të gjitha dyshimet e deritanishme të përhapura në opinionin publik, sipas të cilave, është një numër i madh i gjykatësve që bënë dallavere ta ngjashme dhe që merren me tregtimin e lëndëve gjyqësore, formë perfide e krimit të organizuar dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se deri më tani, toleromi i kultivimit të kësaj fryme korruptive në drejtësi, ndërlidhet ngushtë me ndikimin politik në sistem, pasi politika i ka mësuar edhe prokurorët e gjykatësit që të futen kështu në këto lojëra të pista.

Image
Muhamet Kelmendi

“Sistemi gjyqësor në Kosovë është tërësisht nën kontrollin e politikës. Kryesisht këtë e kontrollon klani "Pronto", i cili edhe i ka vendosur gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë. Ne e kemi vetëm formalisht një KPK dhe një KGJK , por ato janë nën mbikëqyrjen e PDK-së. Madje aty ka edhe njerëz të PDK-së. Është papërgjegjësi e Ministrit te Drejtësisë, z. Abelard Tahirit, i cili ka informata, por e lejon krimin dhe korrupsionin. Jo vetëm Berisha në Pejë, por ka shumë Berisha tjerë, nëpër tërë strukturat e gjykatave dhe në prokuroritë e vendit,që janë korruptuar”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

Sipas tij, se sa thellë është i futur ndikimi politik dhe krimi në drejtësi, më së miri flet rasti i fundit me noterët. 

“Është krim mbi krimet që bashkëshortet e udhëheqësve të PDK-së të jenë të përgatiturat për notere. Bashkëshortja e Ministrit, e Kryetarit të Drenasit dhe të Kandidatit nr. 2 të listës së PDK-së. Po ashti janë vëllai e motra e këtij apo atij zyrtari të PDK-së, edhe të vetë z.Veseli. Pra turpi dhe krimi s’kanë të ndalur. Kjo tregon se edhe loja me akuzat e klanit PRONTO, ku akuzohet nga prokuroria Adem Grabovci, një njeri që është vetëm transmetues i urdhrave të Hashim Thaqit dhe të Kadri Veselit”, shprehet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesor Kelmendi konsideron se pa u pastruar kjo shtresë politike e PDK-së që ka kapur drejtësinë dhe e mbron atë edhe në veprimet kriminale, nuk mundë të ketë shtet të së drejtës.

“E koka e korrupsionit, e nepotizmit dhe e shkatërrimit të shtetit, në klanin Pronto, është Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Këtu qëndron organizatori i tërë punës korruptive të pushtetit në Kosovë. Sa do te zgjati kjo nuk dihet. Vetëm dihet se pa i marr në përgjegjësi të gjithë këta nuk ka shërim vendi as sistemi i drejtësisë. Nuk thuhet kot se hajni thërret: "Shpejtë të veproni se ka ardhur hajni". E vete ky hajn është PDK-ja, është kjo parti e korrupsionit dhe e hajnisë. Këtë duhet të përpiqemi për ta ndalur, sepse vetëm duke e hequr nga pushteti këtë të keqe të madhe mundë të ecet përpara me shtetin ligjor”, tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)