Trio e Ballkanit në Nju Jork, Thaçi-Rama-Vuciq gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin për punën e korridoreve

  • 24 September 2019 - 22:21
Trio e Ballkanit në Nju Jork, Thaçi-Rama-Vuciq gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin për punën e korridoreve

Presidenti Hashim Thaçi akoma po merret me fjalinë e presidentit serb, Aleksander Vuciq, që i tha se ‘po sillet korridoreve’. Ai i ka cuar mesazh Vuciqit përmes një fotoje me Edi Ramën.

Thaçi, që po qëndron në Nju Jork të SHBA’së për punimet e Kombeve të Bashkuara, përmes një fotografie me kryeministrin Edi Rama i ka dërguar mesazh Vuçiqit.

“Diku nëpër korridoret e OKB-së ë – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm I shqiptarëve”, ka shkruar Thaçi. 

Vuciq gjatë një paneli në OKB tha se do të donte të bisedonte me Thaçin, por ‘ai po endet diku nëpër korridoret e ndërtesës”.

Presidenti i Kosovës më vonë ia ktheu duke thënë se ‘Vuçiq ndoshta ka hyrë nga tavani në ndërtesë’, ndërsa Thaçi shtoi se vetë ka kaluar nëpër selinë e OKB’së, ku punon një kosovar si polic.

(Kosova Sot Online)