Zbardhen arsyet: Ja kush është fajtori kryesor për fryrjen e listave të veteranëve

  • 25 September 2019 - 08:42
Zbardhen arsyet: Ja kush është fajtori kryesor për fryrjen e listave të veteranëve

“PDK dhe vetë Kadri Veseli, çdo ditë po e shpërfaqin frustrimin e tyre që vije nga paniku i humbës së zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe kjo ka bërë që fushata e Veselit të kaloj në banalitet dhe e pabesueshme në sytë e qytetarëve të vendit. Premtimi i tij se ai do të luftoj pa kompromis abuzimet dhe shpërdorimet me listat e veteranëve, është tentim mashtrimi i radhës që ai iu ka drejtuar qytetarëve”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Fushata e partive politike për zgjedhjet e 6 tetorit, kryesisht deri më tani është zhvilluar me premtimet e vjetra, pa shpalosur programe konkrete, madje herë pas here dhe me premtime shumë mashtruese.

Me këto mashtrime, sipas analistëve politikë po vazhdojnë kryesisht ish partitë politike në pushtet, të cilat kanë dështuar tërësisht në mandatin e tyre qeverisës të dy viteve të kaluara.

Në një situatë krejtësisht pa kontroll, me premtime ad hok e aspak të analizuara, sipas analistit politik Nexhat Haziri, po vazhdon PDK-ja dhe kandidati i saj për kryeministër, Kadri Veseli.

Image
Nexhat Haziri

Sipas Hazirit, Veseli po vazhdon tani të mban akoma aktive temën e veteranëve, duke u zotuar se ai dhe qeveria e tij do ta sjell në vend të korrigjuar listën e veteranëve të rrejshëm.

“PDK dhe vetë Kadri Veseli, çdo ditë po e shpërfaqin frustrimin e tyre që vije nga paniku I humbës së zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe kjo ka bërë që fushata e z, Veseli të kaloj në banalitet dhe e pabesueshme në sytë e qytetarëve të vendit. Premtimi i tij se ai do të luftoj pa kompromis abuzimet dhe shpërdorimet me listat e veteranëve, është tentim mashtrimi i radhës që ai iu ka drejtuar qytetarëve. Z. Veseli dhe PDK-ja, sikur edhe të gjithë liderët e tjerë nga i ashtuquajturi “krahu i Luftës” janë fajtorët e vetëm për numërim e madh të mashtruesve të cilët padrejtësisht gëzojnë statusin e veteranit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, Veseli vetëm po e thotë për konsum publik një gjë të tillë, sepse përveç drejtësisë, me temën e veteranëve nuk parapëlqen të merret askush tjetër, sa i takon korrigjimit të listave të fryra, pasi këtë skandal e ka bërë vetë politika. 

“Kjo çështje është shndërruar në kilentelë dhe trup votues, për partitë të caktuara politike, si PDK-ja në masë të madhe, dhe lë për të kuptuar se z. Veseli dhe garda e tij kriminale janë në gjendje të abuzojnë me çdo vlerë vetëm e vetëm për ta ruajtur pushtetin e tyre. Andaj premtimet e Kadri Veselit se ai do të luftojë ketë fenomen, është vetëm mashtrim nga i cili besoj që qytetarët e Kosovës janë aq të vetëdijesuar dhe të përgjegjshëm, sa që mos të tundohen nga një mashtrues i sojit të Veselit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

“Asgjë në këtë vend, çoftë krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi, abuzimet me listat e veteranëve, privatizimet në stilin mafioz të pronës shoqërore, uzurpimet, nuk janë bërë pa dijeninë e z. Veseli dhe eksponentëve të tjerë të PDK-së. Andaj nuk mundësh të sjellës drejtësi, rend e ligj, duke i amnistuar krimet e djeshme”, ka përfunduar analisti, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)