Përplasen Zogianët e VV’së dhe AAK’së : „Palaco“, “Kërko falje”

  • 25 September 2019 - 18:42
Përplasen Zogianët e VV’së dhe AAK’së : „Palaco“, “Kërko falje”

Në një emision, televiziv që këtë të mërkure u mbajt në qytetin e Fushë Kosovës, u përballën kandidatët e kësaj komune për deputet.

Që në hyrje të emisionit, Jeton Zogjani, kandidati i AAK/PSD për deputet, i kërkoi kandidatit të VV’së, Avni Zogianit të kërkojë falje.

“Nuk kam qejf fort me ty me debatu. Sepse ti duhesh me i kërku falje qytetarëve të Fushë Kosovës që i quajte të paemancipuar kur i humbe zgjedhjet”, ka thënë Zogiani nga VV.

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit të VV’së, Avni Zogianit.

Ai e ka quajtur palaço kandidatin e AAK-së.

“Mos na fut me palaço, kqyre çka flet”, tha Zogiani në emisionin Frontal.

(Kosova Sot Online)