Bajram Hasani kërkon votën e qytetarëve për deputet, ky është mesazhi i tij

  • 25 September 2019 - 19:31
Bajram Hasani kërkon votën e qytetarëve për deputet, ky është mesazhi i tij

Bajram Hasani, kandidat për deputet i koalicionit AAK-PSD që mban numrin 31 për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Kosovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se sa ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës ka shërbyer me nder, dhe tani kërkon votën e qytetarëve për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Me ndërgjegje të pastër, me besim në Zot e në dashni për Kosovën, me bindje të plotë se si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës kam shërbyer me nder, kërkoj votën tuaj për deputet.
Jam pjesë e koalicionit AAK-PSD, koalicionit të dijes e guximit. Emri im është përballë numrit 31 në listën e këtij koalicioni.
Ne dimë dhe guxojmë të marrim vendime të mëdha e të vështira për Kosovën tonë!
#AAKPSD 119
#RAMUSHHARADINAJ 1
#BAJRAMHASANI 31

(Kosova Sot Online)