Gjilan: E rreh gruan, e bën për spital

  • 26 September 2019 - 11:00
Gjilan: E rreh gruan, e bën për spital

Një person është arrestuar dje në Komunën e Gjilanit, pasi që i njëjti sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Në raportin 24-orësh, shkruhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari, ndërkaq, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)