Shpërthen Luta/LDK me 6 tetor do të fitoj 'rrast dhe fort'

  • 27 September 2019 - 22:24
Shpërthen Luta/LDK me 6 tetor do të fitoj 'rrast dhe fort'

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, theksoi se liria e Kosovës është kërcënuar seriozisht nga krimi, korrupsioni dhe nepotizmi.

“Demokracia është e lënduar, sepse autokratët po donë me e sjellë kulturën e lindjes në vendin tonë, por LDK-ja nuk do të lejojë një gjë të tillë”, tha Haziri për të shtuar se tubimi në Prizren është dëshmi se LDK do të fitoj më 6 tetor “rrast e fort”.

Kurse kandidatja e LDK-së për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani, është besatuar me banorët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës se nuk do të ketë kurrë koalicion me PDK-në, pas fitores më 6 tetor. 

“Mos ua falni asnjë sekondë atyre që janë sinonim i krimit dhe korrupsionit, as atyre që bënin pazare me tokat e Kosovës. Le ta dinë të gjithë këtu në Prizren dhe në të gjithë Kosovën. Kurrë më koalicion me PDK-në! Kurrë me krimin e korrupsionin! Prizrenasit e dinë se kur besatohem se nuk ka koalicion me PDK-në, ashtu edhe ndodh. Unë nuk e shkel besën, kurrë koalicion me PDK-në!”, tha Osmani para mijëra qytetarëve të Prizrenit.

Ajo pohoi me bindje se nuk ka asnjë dyshim që ora e ndryshimit po vjen dhe më 7 tetor do të zgjohemi në një Kosovë ndryshe.

“Lidhja jonë ka mbijetuar dhe është më e fortë se kurrë”, tha Osmani.

Duke i komentuar akuzat nga kundërkandidatët, ajo tha se se ata kanë mbetur të vetmuar, pa përkrahje qytetare.

(Kosova Sot Online)