E vrau motrën modele nga xhelozia duke e goditur 189 herë me thikë dhe ia nxori sytë, Elizaveta Dubrovina rrezikon 25 vite burg

  • 28 shtator 2019 - 10:19
E vrau motrën modele nga xhelozia duke e goditur 189 herë me thikë dhe ia nxori sytë, Elizaveta Dubrovina rrezikon 25 vite burg

Një grua ruse e droguar dyshohet se goditi me thikë motrën e saj 189 herë, ia hoqi sytë dhe i preu veshët për shkak të xhelozisë së tmerrshme që kishte ndaj saj, thuhet sipas një raporti.

Elizaveta Dubrovina, 22 vjeç, u dërgua për trajtim psikiatrik pas krimit brutal të vitit 2016 në Shën Petersburg, ku u gjet trupi i zhytur dhe i zhveshur i motrsë së saj 17-vjeçare Stefania, shkruan The Sun.

Dubrovina tani është gati për të dalë në gjyq dhe mund të përballet me 25 vjet pas hekurave, nëse dënohet, shkruan New York Post, transmeton Telegrafi.

Ajo e urrente aq shumë motrën e saj saqë ajo “bëri që ajo të durojë dhimbje ngacmuese” duke e sulmuar në kokë, në kraharor, krahë dhe këmbë, thuhet sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga gazeta.

Dy motrat para ngjarjes së tmerrshme

Vajza, e cila mohon me ngulm akuzat, raportohet se do të fajësojë të dashurin e supozuar të Stefanias, Alexey Fateev, 44 vjeç, në banesën e të cilit viktima vdiq.

Por prokurorët insistojnë që Fateev është dëshmitar dhe nuk konsiderohet i dyshuar.

Ai u tha autoriteteve se ai gjeti trupin e Stefanias kur u kthye në shtëpi pasi bleu verë – dhe tha se e ndali Elizavetan për ta ndaluar atë të arratisej para se të thërriste policët.

Gazeta ruse “Komsomolskaya Pravda”, duke cituar burime të zbatimit të ligjit, raportoi në kohën e vrasjes se trupi i Stefanias ishte “pothuajse i shkatërruar nga prerjet e bëra nga motra e saj më e vjetër”.

Ajo kishte pozuar nudo pak para vdekjes së saj të ashpër, por miqtë e saj kanë mohuar që ajo të ishte shfaqur në filmat porno.

Modelja Stefania Dubrovina kishte pozuar nudo pak para ndekjes tragjike

Nëna e motrave, Oksana Dubrovina, i tha gazetës se Elizaveta e ka rimarrë kujtesën e saj për ngjarjet dhe se vajza e saj pretendoi se Fateev vepronte si një “përbindësh” ndaj saj.

Nëna pretendoi se Stefania dhe Fateev ishin dashnorë dhe se ai ishte xheloz për imazhet nudo të saj, me ç’rast nuk beson që vajza e saj e madhe ta ketë kryer krimin, por i dashuri i vajzës.

“Për ta thënë më butë, Stefania nuk ishte besnike ndaj tij”, shtoi ajo.

Elizaveta Dubrovina – vrasësja e dyshuar e motrës së saj modele

Një prezantues në TV, i Shën Peterburgut këmbënguli që thashethemet se Stefania punonte si një vajzë përcjellëse ishin të pavërteta.

“Stefania nuk ishte përfshirë kurrë në këtë gjë. Ajo nuk xhiroi as në filma porno. Ajo thjesht u përpoq të nxiste karrierën e saj në modelim”, tha Stas Baretsky, 45 vjeç.

“E kisha njohur Stefanian për rreth dy vjet”, shtoi ai. “Ajo ishte një vajzë modeste dhe tërheqëse, ajo mori pjesë në shfaqjet e mia”, tregoi tutje prezantuesi.

Halla e motrave Ekaterina Dubrovina tha se vdekja e Stefanias ishte një “tragjedi tronditëse”.

“Gjaku im kthehet në akull”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)