Pasuesi i Straches në Austri: BE’ja dështoi, zgjidhja për Kosovën e Serbinë të gjendet në Kombet e Bashkuara

  • 28 September 2019 - 13:13
Pasuesi i Straches në Austri: BE’ja dështoi, zgjidhja për Kosovën e Serbinë të gjendet në Kombet e Bashkuara

Politikani austriak, Norbert Hofer, i cili drejton Partinë Liberale Austriake (FPO) pas largimit të Christian Hanz Strache (skandali Ibiza) , thotë se zgjidhja për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të kërkohet në Kombet e Bashkuara, pasi sipas tij një gjë të tillë ka dështuar që ta bëjë Bashkimi Evropian.

 Sipas tij të gjitha palët që do të involvohen për të kërkuar gjetjen e një zgjidhje për Kosovën, duhet të kujtojnë rëndësinë e respektimit të “Rezolutës 1244” të Kombeve të Bashkuara.

Në një intervistë për tanjug, Hofer ka folur edhe për taksën 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas tij një vendim i tillë ka thelluar edhe më tej përçarjet në mes të Prishtinës dhe Beogradi, dhe shton se Bashkimi Evropian mund të bëjë presion përmes sanksioneve në rast se dëshiron pezullimin e një vendimi të tillë për taksë.

Megjithatë Hofer teksa ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve si metodë për zgjidhjen e problemit Prishtinë-Beograd, ka thënë se duhet shtruar pyetja se çfarë pasojash mund të sjellë një vendim i tillë për Bosnje e Hercegovinën. Shqetësim ky që e kanë ngritur të gjithë kundërshtarët e pazarit me kufij ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

‘Nëse do të ketë një korrigjim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, atëherë lind pyetja se çfarë pasojash mund të ketë ky vendim për Bosnjë e Hercegovinën. Zgjidhja më e mirë për problemin e Kosovës do të ishte ajo për të cilën pajtohen të dy palët dhe që do të ishin të lumtura, pa asnjë shantazh, gjë me të cilën Serbia shpesh herë u përball”, ka thënë Hofer.

Tutje Hofer ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të kultivojë miqësinë me Serbinë, duke thënë se përkrahin anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

(Kosova Sot Online )