Vijon operacioni për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Mushnikovë

  • 29 September 2019 - 11:55
Vijon operacioni për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Mushnikovë

Togu për kërkim në male, kompania e kërkim-shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), ka intervenuar ne fshatin Mushnikovë të Komunës së Prizrenit, për gjetjen e një personi të lajmëruar si të zhdukur nga data 26 shtator.

Personi i zhdukur është një grua e kombësisë serbe, mosha 69-vjeçe, emri Bozhidarka Gjorgjeviq. Pjesëtarët e njësisë janë të pajisur me pajisje speciale të kërkim shpëtimit në male. 

 Operacioni është ndërpre në orët e mbrëmjes për të vazhduar sot në mëngjes.

Operacioni është duke u zhvilluar edhe sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe banorët lokalë.

(Kosova Sot Online)