Mbi 100 të vdekur për katër ditë nga vërshimet në Indi

  • 30 September 2019 - 09:33
Mbi 100 të vdekur për katër ditë nga vërshimet në Indi

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në rajonet Uttar Pradesh dhe Bihar të Indisë. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët shtetërorë.

Qarkullimi i trenave, lëvizja e veturave, shërbimet shëndetësore, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike janë përballur me vështirësi, ndërsa në internet janë publikuar pamje të tmerrshme të rrugëve të vërshuara nga uji. Sipas një raporti qeveritar, në Uttar Pradesh kanë vdekur 93 persona nga dita e enjte, ndërsa në Bihar numri i viktimave ka shkuar në 29.

Qeveria rajonale ka kërkuar ndihmë nga forcat ajrore që ta largojnë ujin me pompa. Sezoni i reshjeve në Indi zakonisht përfundon në shtator, por këtë vit reshjet kanë zgjatur më shumë se viteve të kaluara, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online )