E rëndë/ Shpëtohen 19 gra, u rrëmbyen dhe u përdhunuan për t’i lënë shtatzënë dhe më pas fëmijët…

  • 30 September 2019 - 16:52
E rëndë/ Shpëtohen 19 gra, u rrëmbyen dhe u përdhunuan për t’i lënë shtatzënë dhe më pas fëmijët…

19 gra shtatzëna dha 4 fëmijë janë shpëtuar nga një “fabrikë bebesh” në Nigeri.

Sipas “Dailymail”, ngjarja ndodhi në Lagos, në qytetin më të madh të Nigerisë, ku policia vendase bastisi 4 prona dhe gjeti gratë, të gjitha midis moshës 15 dhe 28-vjeç, së bashku me foshnjat e tyre, ku njëra kishte vetëm një ditë që kishte ardhur në këtë botë.

U arrestuan gjithashtu edhe 2 gra, të cilat kishin shërbyer si infermiere. Policia është ende në kërkim të të dyshuarit kryesorë, një grua e identifikuar si zonja Oluchi. 

Hetuesit thonë se fëmijët do të trafikoheshin dhe shiteshin për 1000 paund për një djalë dhe 700 paund për një vajzë. Gratë u mashtruan të linin shtëpitë e tyre në fshat, me premtimin për një punë të mirë, ku më pas përdhunoheshin deri sa të mbesnin shtatzënë.

“Fabrikat e bebeve” nuk janë të rralla në Nigeri, ku javën e kaluar një foshnjë njëjavore u shpëtua nga një sindikatë e paligjshme tregtare në Lagos, ndërsa një tjetër bastisje e madhe vitin e kaluar shpëtoi 160 fëmijë.

(Kosova Sot Online)