Deklarata skandaloze e Fatmir Limajt, ja kush e ka fajin kryesor...

  • 30 September 2019 - 16:59
Deklarata skandaloze e Fatmir Limajt, ja kush e ka fajin kryesor...

“Nuk i fajësoj politikanet pse kërkojnë akoma votën e popullit. Por as pse akoma janë pjesë e politikës. Në një vend normal këta as që do të kishin gjasat minimale të ishin pjesë e politikës, por problemi tek ne qëndron tek populli që i mban në pushtet dhe politikë me votën e tyre”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, Fatmir Limaj, e ka pranuar në një debat televiziv publikisht se ai nuk e sheh fare për problem që ka monopol në homologim, të cilin monopol e kanë krijuar pikërisht ai dhe Adem Grabovci, në kohën kur Limaj ishte ministër i Transportit dhe telekomunikacionit, kurse Adem Grabovci ishte zëvendës i tij.

Pra pikërisht aso kohe ju ishte dhënë Devollëve monopoli në homologim, para më shumë se dhjetë vitesh, dhe sot e kësaj dite vëllezërit Devolli zhvatin në kurriz të këtij populli qindra miliona euro, i fusin në xhepat dhe kontot e tyre në Parajsa Fiskale.

Analistët politikë kërkojnë që ky deklarim i hapur i Limajt në mbrojtje të monopolit, në fushatë zgjedhore të ndëshkohet me votë.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi thotë se një pjesë të madhe të përgjegjësisë, madje edhe kryesoren, e ka populli që lejon njerëzit e tillë të dalin e t’i mashtrojnë në fushata elektorale dhe ta kërkojnë votën, prandaj derisa duron populli edhe të tillët do ta luajnë lojën e tyre dhe do të vazhdojnë të zhvatin, së bashku me grupet e tyre të interesit në biznes.

“Nuk i fajësoj politikanët pse kërkojnë akoma votën e popullit. Por as pse akoma janë pjesë e politikës. Në një vend normal këta as që do të kishin gjasat minimale të ishin pjesë e politikës, por problemi tek ne qëndron tek populli që i mban në pushtet dhe politikë me votën e tyre”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Krasniqit, ky soj politikanësh, sikur Limaj e të tjerët, e kanë gjetur terrenin e përshtatshëm, shtresën e fjetur të popullit që mashtrohen e gënjehen lehtë, prandaj edhe nuk e kanë problem që të vjedhin e plaçkitin sipas dëshirës dhe interesit të tyre.

“Hajni zgjedh njerëzit dhe shtëpitë se ku futet te vjedh, kurse shqiptarët i zgjedhin me dorën e tyre hajnat për t'ua vjedhur paratë dhe të ardhmen e tyre. Kjo gjendje do të vazhdoje edhe pas këtyre zgjedhjeve nëse populli voton prapë për kastën politike mafioze që ka shkatërruar të ardhmen e çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi. Nuk pres asgjë prej këtij populli injorant”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)