Konfiskohen 100 euro të falsifikuara

  • 01 October 2019 - 11:37
Konfiskohen 100 euro të falsifikuara

Një person derisa ka deponuar para në një bank në Kaçanik mesditën e së hënës, njëra nga kartëmonedhat në vlerë prej 100 eurove ishte falso dhe e cila është konfiskuar nga policia. 

Policia njofton se në Kaçanik me 30.09.2019 në orën 14:05, ankuesi ka raportuar se i dyshuari ka deponuar një shumë të parave, ndër to një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësiti policor është konfiskuar monedha e dyshuar.

(Kosova Sot Online)