Ambasadori Heldt kryediplomatit gjerman: Eja në Prishtinë, e bëjnë kafen më të mirë në Europë
Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka bërë një postim të veçantë në ditën botërore të kafes, ai ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën sepse këtu bëhet kafja më të mirë në Europë.
Sot është dita botërore e kafesë. Kjo shije e pazëvendësueshme që na shoqëron prej 11 shekujsh, sot festohet në mbarë botën.
E kur bëhet fjalë për kafe, Kosova shquhet për këtë, si ndër vendet me makiaton më të mirë në Europë, e sa i përket kësaj nuk ka munguar as postimi nga Ambasadori Gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka ftuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, që ta vizitoj Kosovën për kafen më të mirë në Europë.
#WorldCoffeeDay
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) October 1, 2019
A cup of coffee can be many things; on his travels @HeikoMaas and his delegation often use it as a moment of calm between appointments, an opportunity to prepare the next meeting or a possibility to get to know a country & its coffee culture. pic.twitter.com/1cMFsJlhVv
(Kosova Sot Online)