Në këto qytete i gjeni sot partitë politike

  • 02 October 2019 - 08:26
Në këto qytete i gjeni sot partitë politike

Kanë mbetur edhe 4 ditë deri në zgjedhjet e 6 tetorit. Partitë politike po zhvillojnë fushatë intensive nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës.

Sot Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral në Gjakovë. (Sheshi i Bibliotekës së Qytetit, ora 15:00). Tubim me qytetarët e Komunës së Malishevës, Vendi: Shtëpia e Kulturës.

Koha: 16:00. Tubim me qytetarët e Komunës së Rahovecit, Vendi: Shtëpia e Kulturës Koha: 17:00. Tubim me qytetarët e Suharekës Vendi: Palestra e Sporteve, Koha: 18:30

Kurse kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj do të merr pjesë në tubimin elektoral në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 18:00)

Koalicioni AAK-PSD mban tubim me qytetarë në Prizren. (“Nafron Diamond”, Prizren, ora 19:00)

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në këto tubime:

Në orën: 12:00, në sheshin “Ali Ajeti”, në Podujevë. Në orën 14:00, në Sallën e Kulturës “Xhavit Haziri”, në Obiliq. Në orën 15:30, në Amfiteatrin e qytetit (përballë Komunës së vjetër), në Fushë Kosovë. Në orën 18:30, në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Prishtinë. Në orën 20:00, në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime.

(Kosova Sot Online)