Vjen parashikimi i rëndë për Kosovën, ja çka pritet të ndodhë pas 6 tetorit

  • 02 October 2019 - 12:55
Vjen parashikimi i rëndë për Kosovën, ja çka pritet të ndodhë pas 6 tetorit

“Sot ka shumë më tepër arsye për të protestuar edhe pse jemi në prag zgjedhjesh, kundër politikanëve të inkriminuar si në pozite, ashtu edhe në opozitë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë komunal, të cilët na kanë sjellë në këtë gjendje kaq mjeruese, pasi që me ta në pushtet, nuk ka shpresë më për ndryshime dhe prosperitet, tash as në të ardhmen”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse po ofron dita e zgjedhjeve nga të cilat shpresohej shumë se do të mundë të kemi ndryshime, duke parë rirreshtimin e kësaj kaste politike vetëm në rigrupime sipas interesit klientelist, pa ndonjë ndryshim esencial që premton qeverisje më të mirë për qytetarin, analisti politik, Gani Qarri vëren se jo vetëm dita e zgjedhjeve, por edhe periudha pas tyre do të vazhdojë të jetë një zhytje e thellë e qytetarit në depresion, zhgënjim dhe zymtësi, që do ta detyrojë akoma më shumë të mendoj e të provoj të merr jetën në sy përtej shtetit,

Image
Gani Qarri

“Jeta e zymtë e qytetarëve të Kosovës,nga politik bërësit e kriminalizuar,ka rënë në nivel aq të ulët e depresiv, sa që po zhvillohet tërësisht, si në vakum, pa shpresë,pa perspektivë as rrugëdalje të afërt. Ndaj edhe ditën e zgjedhjeve 6 tetorin, ata po e presin të dëshpëruar dhe të zhgënjyer në tërë këtë klasë politike tërësisht të inkriminuar. Mungesa e perspektivës e cila vazhdon, pa ndërprerë tash e një dekadë, ka bër që Kosova të zhytet në depresion të thellë, ku qytetarët pothuajse janë dorëzuar në këtë shtet të krimit të organizuar”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, qytetarët janë lodhur aq shumë nga ky sundim i egër i mafio-oligarkisë politike, në të dyja nivelet e qeverisjes, sa që nuk po mund të durojnë më tej dhe kjo është arsyeja shtesë që çdo dite po vazhdojmë të dëgjojmë lajme për “mbushje autobusësh” të cilët ia mësyjnë perëndimit për dërgimin e shqiptarëve në ekzil. 

“Fatkeqësisht,tanimë po shihet qartë se ikja e të rinjve nga Kosova do të vazhdoj pareshtur,përderisa shpresat e tyre t`ua vrasin pushtetarët e kriminalizuar të lidhur me mafinë politike e biznesore. Ndaj sot ka shumë më tepër arsye për të protestuar edhe pse jemi në prag zgjedhjesh, kundër politikanëve të inkriminuar si në pozite, ashtu edhe në opozitë, si në nivel qendror ashtu edhe në atë komunal, të cilët na kanë sjellë në këtë gjendje kaq mjeruese, pasi që me ta në pushtet, nuk ka shpresë më për ndryshime dhe prosperitet, tash as në të ardhmen”,theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Me politikbërës të tillë të kriminalizuar në krye, shteti i Kosovës degradoi në një shtet mafioz, të cilët e sollën para rrezikut të ndarjes territoriale dhe kolapsit total, në një shtet ku po që se nuk ke lidhje politike apo nuk bashkëpunon me klanet kriminale, mbijetesa në punë, biznes, e në çdo sektor tjetër, është pothuajse e pamundur”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )