Vetura godet traktorin, lëndohet një person

  • 02 October 2019 - 17:32
Vetura godet traktorin, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dobërçan të Gjilanit. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

“Rreth orës 16:40 ka ndodhur një aksident në fshatin Dobërçan. Në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë. Deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e ngasjes me kushtet e rrugës. Vetura ka goditur traktorin dhe lëndime të lehta ka marr drejtuesi i traktorit. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është proceduar për në Gjykatë”, ka thënë Hashani.

(Kosova Sot Online)