Kurti i uron shërim të shpejtë kandidatit demokrat për president të Amerikës

  • 02 October 2019 - 18:04
Kurti i uron shërim të shpejtë kandidatit demokrat për president të Amerikës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e demokratëve, Bernie Sanders.

“I uroj Bernie Sanders shërim të shpejtë. Botës i duhen zëra si i juaji. Qëndro i fortë”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Twitter.

Kandidati demokrat për president ka ndërprerë fushatën e tij, pas një problemi serioz shëndetësor.

Sanders është dërguar në spital si pas bllokimit të një arterie në zemër, dhe si pasojë i janë vendosur dy stenta.

Ai është dërguar në spital, pasi kishte përjetuar disa dhimbje në gjoks gjatë fushatës në Las Vegas, Nevada, gjatë të martës.

Këshilltari i Lartë i Sanders ka thënë se janë anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara deri në njoftim të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)