Haradinaj i shkruan kancelares Merkel: Jemi me fat që ju kemi pasur në krahë, angazhohemi drejt integrimit bë BE

  • 03 tetor 2019 - 08:58
Haradinaj i shkruan kancelares Merkel: Jemi me fat që ju kemi pasur në krahë, angazhohemi drejt integrimit bë BE

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane, Angela Merkel në shënimin e 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë.

Tutje ai tha se edhe këtë herë ka siguruar kancelaren Merkel se Kosova është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh.

Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!

Urime Gjermani!

(Kosova Sot Online )