Haradinaj flet për përjashtimin e Kosovës nga ENQA
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për përjashtimin e Kosovës nga ENQA, që erdhi pas përjashtimit nga EQAR. Haradinaj i lë fajin për këtë ndikimit të politikës në Agjenicë e Akreditimit.
“Agjencia e Akreditimit nuk është dashur të jetë e politizuar”, ka thënë Haradinaj.
“E patë se një anëtarë i tyre kandidoi për deputetë nga radhët e LDK’së. Xhavit Rexhaj apo si e pat emrin. Andaj mendoj se kjo ka ndikuar tek përjashtimet nga agjencitë botërore”.
(Kosova Sot Online)