Flet eksperti i drejtësisë: Vetëm kështu pastrohet drejtësia kosovare

  • 04 tetor 2019 - 07:29
Flet eksperti i drejtësisë: Vetëm kështu pastrohet drejtësia kosovare

“Që prej çlirimit te Kosovës e deri më sot, sistemi i padrejtësisë në Kosovë vetëm sa është rritur në përmasa të frikshme por është bërë tejet i perfeksionuar dhe i guximshëm, pasi krimi i organizuar, vjedhja dhe grabitja , zhvatja dhe korrupsioni institucional janë jo llogaridhënës dhe të pa sfidueshëm nga ligji e drejtësia. Kjo gjendje është tipike për sisteme politike hajdutokracie e mafio oligarkësh”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së të drejtës kërkojnë që qeveria e cila do të del nga zgjedhjet e tetorit, prioritet kryesor të ketë reformimin urgjent të sistemit të drejtësisë, për ta forcuar rendin e ligjin dhe për ta pastruar drejtësinë nga krimi e korrupsioni, në mënyrë që ta lirojë atë tërësisht nga interferimet politike.

E sipas analistëve politikë, kjo mundë të arrihet vetëm duke hartuar pa vonesë dhe zbatuar ligjin VETTING.

Ndryshe, nëse vazhdohet kështu si e kemi gjendjen e tanishme, sipas njohësve të kësaj fushe, nuk mundë të flitet fare për ekzistimin e shtetit, sepse nuk mundë të ketë shtet pa drejtësi, e drejtësia nuk është e tillë kur ajo është jo funksionale, kur është e pa drejtë dhe ndikohet nga politika dhe grupet kriminale të interesit.

Image
Skender Kapiti

Eksperti i njohur i kësaj fushe, Skënder Kapiti tha për “Kosova Sot Online” se të gjitha të këqijat që i vijnë njeriut dhe njerëzimit, i vijnë nga padrejtësia.

“Prandaj edhe e gjithë historia njerëzore është përpjekje dhe luftë për drejtësinë, gjë që po bëhet edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, por që po hasë në vështirësitë e veta. Edhe Librat e Shenjtë kanë zbritur për ta ruajtur moralitetin njerëzor, moralitet i cili ka bazë të tij drejtësinë dhe të vërtetën. Dhe fatkeqësisht akoma edhe sot shqiptarët, Shqipëria e Kosova, kanë problem dhe deficit të madh në drejtësinë, pra sundimin e ligjit”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, si pasojë e padrejtësive kanë ardhur dhe e kanë kapur pushtetin, shtetin, drejtësinë, shoqërinë dhe tërë sistemin krimi i organizuar, hajdutëria dhe korrupsioni që janë ngritur e montuar në sistem.

“Që prej çlirimit te Kosovës e deri më sot sistemi i padrejtësisë në Kosovë vetëm sa është rritur në përmasa të frikshme por është bërë tejet i perfeksionuar dhe i guximshëm, pasi krimi i organizuar, vjedhja dhe grabitja, zhvatja dhe korrupsioni institucional janë jo llogaridhënës dhe të pa sfidueshëm nga ligji e drejtësia. Kjo gjendje është tipike për sisteme politike hajdutokracie e mafio oligarkësh. Është tepër i vështirë çmontimi i këtij sistemi pa një ndërhyrje vendimtare nga ana e SHBA-ve ,për miratimin e një VETTING-u në Kosovë, i cili do ta çlironte ligjin, drejtësinë dhe shtetin e shoqërinë kosovare nga prangat e pa përgjegjshmërisë, krimit te organizuar, nga hajnia dhe korrupsioni gjithë institucional”, përfundoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)