Ja kush e paralajmëron koalicionin LDK-PDK: Kështu do të kushtëzohet Vjosa Osmani

  • 04 October 2019 - 07:33
Ja kush e paralajmëron koalicionin LDK-PDK: Kështu do të kushtëzohet Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre e ka ripërsëritur se nuk do të ketë koalicion me PDK-në. " S’ka koalicion me PDK-në, e shqyrtojmë krijimin e qeverisë me Vetëvendosjen".

Image
Faik Krasniqi

"S’ka koalicion me PDK-në, e shqyrtojmë krijimin e qeverisë me Vetëvendosjen". Kështu ka deklaruar vazhdimisht kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë të ditur se nuk do të ketë përsëritje të skenarit të 2014-tës, ku LDK dhe PDK formuan së bashku qeverinë.

Gjithashtu edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një tubim në Pejë e tha edhe njëherë se nuk do të ketë koalicion në mes LDK-së dhe PDK-së.

Por analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se nëse fiton Lidhja Demokratike e Kosovës, është i sigurt se do ketë koalicion në mes LDK-së dhe PDK-së.

"Nëse fiton LVV, sigurt që do të kemi koalicion mes LVV dhe LDK-së. Nëse fiton LDK, është e sigurt që do kemi koalicion mes LDK dhe PDK-së, me arsyetimin se kështu ka kërkuar SHBA-të", tha Krasniqi për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, nga e kaluara dihet se LDK asnjëherë nuk e ka mbajtur fjalën, dhe se Vjosa Osmani do të kushtëzohet për koalicionin me PDK-në.

"Nga përvoja e së kaluarës, LDK kurrë nuk e ka mbajtur fjalën kur ka qenë në pyetje interesi i tyre personal. Kemi pasur disa herë koalicion mes LDK-së dhe PDK-së, edhe pse gjithmonë para zgjedhjeve janë betuar dhe zotuar qe "kurrë me koalicion me PDK-në". Gardës së vjetër të LDK-së nuk u besohet kur "zotohen". Vjosa Osmani do te kushtëzohet ose pranojë koalicionin me PDK dhe bëhesh kryeministre, ose caktojmë një kandidat tjetër nga LDK për këtë koalicion. Kjo mbetet për t'u parë!", ka përfunduar Krasniqi për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)