Kërkohet shkarkimi i Shpend Ahmetit, ky është ndëshkimi që e pret në zgjedhje

  • 04 October 2019 - 07:36
Kërkohet shkarkimi i Shpend Ahmetit, ky është ndëshkimi që e pret në zgjedhje

“Nën qeverisjen e Shpend Ahmetit, komuna e Prishtinës e ka përjetuar degradimin, anarkinë, kaosin urbanistik dhe ekologjik, me ndërtimet pa leje dhe uzurpimin e pronave publike. Abuzuesit e pushtetit lokal, përveç ndëshkimit me votën e qytetarëve më 6 tetor, duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për braktisjen e vendeve të punës. Shkarkimi i kryetarëve abuzues duhet të fillojë me Shpend Ahmetin, e të përfundoi me secilin kryetarë komune që ka braktisë vendin e punës për të bërë fushatë elektorale për kandidatët e partisë së tij”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë e gjykojnë ashpër sjelljen e pa përgjegjshme të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në këtë mandat të dytë, që nga ndarja prej VV-së, e ka harruar tërësisht komunën e Prishtinës duke vrapuar pas votave për PSD-në e tij, duke synuar që të zë pozitë në qeverinë qendrore dhe ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Duke e lënë në harresë komunën e Prishtinës për këto dy vjet të mandatit të dytë, shto edhe katër vitet e dështuara të mandatit të parë, analistët politikë vlerësojnë se vetëm po vazhdon degradimi dhe kriminalizimi i Prishtinës nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, e një degradim të tillë do ta ketë vështirë që ta riparojë kushdo që vjen pas tij në krye të Prishtinës në zgjedhjet e radhës.

Prandaj analistët kërkojnë që Shpend Ahmeti, duhet ta merr ndëshkimin e rëndë në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe të shkarkohet pastaj edhe nga kreu i Komunës së Prishtinës.

Këtë mendim ndanë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Florim Zeqa.

Image
Florim Zeqa

Sipas Zeqës, krejt përkushtimi i Shpend Ahmetit është zhvendosur në arritjen e qëllimit të sigurimit të votave për të kaluar në nivelin qendror, dhe jo që të brengoset e të punon për kryeqytetin.

“Para fushata dhe fushata 10 ditore zgjedhore e shpërfaqën modelin më të keq të qeverisjes komunale, ku kryetarë dhe zyrtarë komunal i harruan qytetarët dhe braktisën vendet e tyre të punës duke vrapuar pas grumbullimit të votave për partitë e tyre. Pa dyshim, shembullin më të keq e dha kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili e ka harruar në tërësi komunën e Prishtinës duke vrapuar pas votave për PSD-ne e tij”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ky angazhim është vetëm njëra anë e medaljes, kurse ana tjetër është akoma më skandaloze.

“ Një mandat e gjysmë thellim i degradimit dhe shkatërrimit të pa përmirësueshëm të kryeqytetit. Për këtë shkak, ai do të duhej ndëshkuar dhe shkarkuar urgjentisht, për të shpallur zgjedhje të reja për kryetar komune, menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit për Kuvendin e Kosovës. Nën qeverisjen e Shpend Ahmetit, komuna e Prishtinës e ka përjetuar degradimin, anarkinë, kaosin urbanistik dhe ekologjik, me ndërtimet pa leje dhe uzurpimin e pronave publike. Abuzuesit e pushtetit lokal, përveç ndëshkimit me votën e qytetarëve më 6 tetor,duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për braktisjen e vendeve të punës. Shkarkimi i kryetarëve abuzues duhet të fillojë me Shpend Ahmetin, e të përfundoi me secilin kryetarë komune që ka braktisë vendin e punës për të bërë fushatë elektorale për kandidatët e partisë së tij”, përfundoi analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)