Vuçiq takohet sot me kandidatët e Listës Serbe

  • 04 October 2019 - 09:32
Vuçiq takohet sot me kandidatët e Listës Serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kandidatët e Listës Serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Takimi është caktuar në ora 13 në ndërtesën e presidencës serbe, ka bërë të ditur zyra për informim e Vuçiqit.

Zgjedhjet janë caktuar të dielën, më 6 tetor. 

(Kosova Sot Online)