Denoncimi i rëndë: Ky është skandali i radhës për Kosovën

  • 06 October 2019 - 07:04
 Denoncimi i rëndë: Ky është skandali i radhës për Kosovën

“Ndërhyrje në borde të pa varura, ndërhyrje në përzgjedhje të anëtarëve të bordit të ndërmarrjeve publike, politizim i skajshëm i arsimit, ndërhyrje në përzgjedhjen e bordeve të UP-së dhe të UPZ-së e të tjerë, kanë treguar se kjo dorë e politikës së panit është duke u zgjatur por të shkatërruar gjithçka .Ishte vërtetë një qeveri e dëmshme e cila po i lë pasojat mbrapa. Këto pasoja do të jenë dhe do të mbeten pasoja afatgjata, do të kërkojnë kohë për tu riparuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online “.

Agjencia Kosovare e Akreditimit nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Analistët politikë dhe njohësit e fushës së arsimit, e kanë cilësuar si një dështim të madh të politikës kosovare.

Image
Blerim Burjani

Profesori universitar, Blerim Burjani tha për “Kosova Sot Online” se ky vendim i përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, është goditje e radhës për Kosovën, që vjen si pasojë e keqqeverisjes, humbjes edhe të atyre pak rezultateve të arritura në të kaluarën.

“Qeveria PAN i ka shkaktuar Kosovës shumë pasoja të mëdha, jo vetëm në fushën e arsimit por edhe në shumë fusha të tjera. Mirëpo një nga ato që do na kushton shumë, tani e tutje, është fusha e arsimit. Ndërhyrje në borde të pa varura, ndërhyrje në përzgjedhje të anëtarëve të bordit të ndërmarrjeve publike, politizim i skajshëm i arsimit, ndërhyrje në përzgjedhjen e bordeve të UP-së dhe të UPZ-së e të tjerë, kanë treguar se kjo dorë e politikës së panit është duke u zgjatur por të shkatërruar gjithçka. Ishte vërtetë një qeveri e dëmshme e cila po i lë pasojat mbrapa. Këto pasoja do të jenë dhe do të mbeten pasoja afatgjata, do të kërkojnë kohë për tu riparuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online“.

Sipas Burjanit, kalkulimet e politikës për përfitime grupore e kriminale, kanë bërë që të ndërhyhet edhe në disa kolegje private, duke ndaluar pa të drejtë regjistrimin në kolegjet private, edhe përkundë faktit që programet janë të akredituara.

“Është një mal skandalesh në arsim, me borde të njerëzve të pa ditur, me njerëz jo profesionistë të instaluar politikisht, kryesisht nga militantët partiak, nga NISMA dhe AAK, të cilët kanë instaluar nëpër pozitat kyçe njerëz që as mësues të fshatit nuk e meritojnë të jenë, e lëre më të menaxhojnë me një proces arsimor të nivelit të lartë akademik, universitar. Pra, kjo ndërhyrje e rëndë për interesa politike në fushën e arsimit, ka bërë që Kosova të ballafaqohet me pasojat e hakmarrjes edhe nga organizatat ndërkombëtare”, shtoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në vend së qeveria PAN-it të bëjë përpjeke për vazhdimin e avancimit të reformave në arsim, ka bërë të kundërtën.

“Pra këto gjëra iu kane hakmarrë Kosovës dhe arsimit sepse ka filluar që gjithçka të lëvizë mbrapa. Arsimi fare nuk u reformuar por u përkeqësua edhe më shumë gjendja që ishte. Asnjë nga partitë politike në koalicionin e PAN-i nuk ditën se çfarë po bënin me qasjen e tyre ndaj universiteteve dhe kolegjeve. Mos dija e tyre, apo veprimi i qëllimshëm tani po japin efektin e tyre duke e quar arsimin në regres dhe jo në progres”, përfundoi Burjani për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)