Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zgjedhjet në Kosovë

  • 06 October 2019 - 07:35
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zgjedhjet në Kosovë

Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe kjo ngjarje ka kapur vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Rrjeti televiziv me seli në Francë, Euronews, shkruan se zgjedhjet erdhën pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës që mori nga Gjykata Speciale.

Ndërsa Korporata Britanike e Transmetimeve, BBC, i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj ngjarjeje duke prezantuar kandidatët për kryeministër.

BBC shkruan edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, duke përmendur tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit si dhe taksën prej 100 për-qind që është vendosur ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.

Ndërsa televizioni indian Neës18 tregon për rrugëtimin që Kosova ka bërë që nga koha e luftës e deri te shpallja e pavarësisë.

(Kosova Sot Online)