E gjen djalin e ndjerë në listat e votimit, babi raporton i frustuar

  • 06 October 2019 - 09:33
E gjen djalin e ndjerë në listat e votimit, babi raporton i frustuar

Momenti kur babai i mërzitur rrëfen se si e gjeti emrin e djalit të ndjerë në listat e votuesve në Prishtinë

Një plak nga Prishtina i frustruar dhe i mërzitur ka raportuar një parregullsi.

Derisa ka dalur nga qendra e votimit në Sallën 1 tetori, ka rrëfyer i prekur se ka gjetur emrin e djalit të ndjerë në listën e votuesve.

Djali ka vdekur me 22 tetor 2007.

“Kjo nuk është në rregull, jam prekur shumë. Sa herë i kam lajmëruar të gjithë se djali im nuk jeton më”, ka rrëfyer plaku.

Ai ka apeluar që të mos luhet me ndjenjat e të gjallëve.

“Sa herë po vij të votojë po vi me idenë se emri i djalit të ndjerë do të largohet, por jo”, deklaron qytetari i shqetësuar.

(Kosova Sot Online)