Edhe Lutfi Haziri kryen obligimin qytetar, voton në shkollën ‘Abaz Ajeti’
Kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka votuar para pak minutave në shkollën ‘Abaz Ajeti’.
Haziri bashkë me gruan e tij dhe vajzat kanë kryer obligimin qytetarë, përderisa duhet përkujtuar që nga partia e tij kandidate për kryeministre të vendit është Vjosa Osmani.
Deri më tani në gjithë vendin për të votuar anembanë Kosovës kanë dalë 29.42% e qytetarëve.
(Kosova Sot Online)