Skandali me Hashimin, Selim Pacollit i vjen goditja e rëndë

  • 07 October 2019 - 08:31
Skandali me Hashimin, Selim Pacollit i vjen goditja e rëndë

”Mendoj që skandali, i cili kohët e fundit po qarkullon nëpër medie, e ku janë të përfshirë ortaku i nën kryetarit të Prishtinës Selim Pacollit Rrahim Hashimi, e që bëhet fjalë për kapje në mënyrë flagrante në këtë aferë , ky është nja akt i bërë publik i pa pranueshëm, i pa tolerueshëm, që do të duhej ti shërbente pa asnjë dilemë dhe pa asnjë dyshim e hamendje, prokurorisë së shtetit, që ta hap këtë rast me urgjencë dhe të filloj hetimet. Po aq serioz është edhe rasti i freskët i Ramiz Kelmendit”,tha Jeton Kelmendi për Kosova Sot Online”.

Se politikanët e Kosovës dinë dhe premtojnë shumë për shtet të së drejtës, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, e pastaj të njëjtit që premtojnë dalin të zhytur deri në fyt në afera korruptive, dhe kjo nuk është rastësi, madje as risi për politikanët e tej korruptuar të Kosovës.

Image
Jeton Kelmendi

Një shembull më i freskët i kësaj natyre, ka dalë nga një incizim i publikuar në media, e ku pjesë e aferës së korrupsionit është Rrahim Hashimi, ortaku i biznesmenit dhe nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit.

Në këto incizime shpalosen përpjekjet e grupit të Hashimit, në të cilat e përfshijnë edhe Pacollin, për t`i marrë ryshfet një biznesmeni për t`i aprovuar një kredi të madhe në Bankën Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit.

Analistët politikë duke ju referuar këtij rasti, vlerësojnë se ky është vetëm edhe një skandal i radhës për mafio-oligarkët dhe mafio politikanët e Kosovës, e në këtë rast ndërlidhet direkt me ish zëvendëskryeministrin, dhe ministrin e jashtëm Behxhet Pacolli, në pronësi të të cilit është Banka Ekonomike.

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Jeton Kelmendi e sheh me shqetësim serioz një aferë të tillë, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për një nënkryetar të kryeqytetit që përshihet në një aferë të tillë, prandaj në një shtet me drejtësi të pavarur, të pa ndikuar nga politika dhe krimi i organizuar, prokuroria do të fillonte urgjentisht hetimet kundër njerëzve të tillë, sepse nuk do të lejohej në asnjë mënyrë që mafio-oligarkët milionerë t’i shfrytëzojnë edhe institucionet si mjet shantazhi për t’i trashur akoma më shumë milionat e tyre.

“Mendoj që skandali, i cili kohët e fundit po qarkullon nëpër medie, e ku janë të përfshirë ortaku i nën kryetarit të Prishtinës Selim Pacollit Rrahim Hashimi, e që bëhet fjalë për kapje në mënyrë flagrante në këtë aferë, ky është nja akt i bërë publik i pa pranueshëm, i pa tolerueshëm, që do të duhej ti shërbente pa asnjë dilemë dhe pa asnjë dyshim e hamendje, prokurorisë së shtetit, që ta hap këtë rast me urgjencë dhe të filloj hetimet. Po aq serioz është edhe rasti i freskët i Ramiz Kelmendit”, tha Jeton Kelmendi për Kosova Sot Online”.

Vetë përfshirja e nënkryetarit të komunës, Selim Pacollit në një aferë të tillë, sipas Kelmendi tregon më së miri se sa thellë është futur krimi e korrupsioni edhe në institucione, sepse dihet tani me se çka përfaqëson Sellim Pacolli si pjesë e politikës dhe institucioneve të shtetit.

“Kjo tregon se në këtë vend është krijuar hapur logjika e korrupsionit dhe e mitos e shantazhit, dhe kur shihet se kush e zhvillon këtë logjikë kriminale, na dalin kryesisht njerëzit e lidhur me pushtetin. Lirisht mundë të themi se këtu bëhet fjalë për një doktrinë kriminale të veprimit, si koncept kriminal i sjellë nga përvoja e punës në bashkimin Sovjetik- në Rusi e andej vendeve të lindjes, që është sjell këtu nga ky grup oligarkësh dhe nga PDK-ja pastaj instaluar nëpër institucione. Tani secili që po ka nga pak pushtet në dorë, secili po e zhvillon dhe po e vazhdon sipas rastit dhe interesit të vetë”, tha jeton Kelemdni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij vazhdimi i kësaj tradite të veprimit kriminal e korruptim në institucionet e shtetit, nga njerëz të këtyre institucioneve, bëhet pa pendueshëm ngase prokuroria, edhe pse merr informacione për raste e tilla, i kalon sikur fare të mos ketë ndodhur gjë.

“Mendoj, dhe nuk gaboj fare kur e them, se prokuroria deri më tani ka qenë shumë imune ndaj rasteve të tilla, fare nuk ka reaguar, madje për çfarëdo lloj shkelje që ka ardhur nga njerëz të fuqishëm ose sado pak të lidhur me politikën, sepse ka qenë dhe vazhdon të mbetet e dorëzuar para akteve të tilla. Po e them këtë me bindje të plotë, duke shtuar edhe argumentin tjetër që secili e ka të njohur. Pse prokuroria nuk vepron me arrestim ndaj atij biznesmenit tjetër, multimilionerit shumë partiak, Ramiz Kelmendit, i cili edhe hapur, me deklarimet e veta konfirmon shkeljen e ligjit, duke ju bërë presion për votën punëtorëve të vetë, dhe askush nuk reagon”.

“Pra në këtë rast, nga prokuroria vetëm deklarativisht thonë se çështja po hetohet, kurse zgjedhjet janë në proces dhe kundër atij asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Edhe në rastin e par, edhe në të dytin po shihet se këtu drejtësia nuk po e lufton krimin e korrupsionin por po e bënë politikën, madje dikë duke e akuzuar mu në fushatën zgjedhore, derisa të tjerët për vepra kriminale multi milionëshe, krim të organizuar e korrupsion, e shantazh, sikur nuk i sheh e sikur nuk ekzistojnë, sepse kjo është logjika e shtetit të kapur nga krimi e korrupsioni, dhe që nuk mundë të vepron, sepse vepron kundër vetes”, përfundoi Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)