U qëllua me gërshërë në kokë, 26 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

  • 07 October 2019 - 16:38
U qëllua me gërshërë në kokë, 26 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit ditën e sotme.

Mësohet shtetasi me iniciale O.D. ka qëlluar me gërshërë në kokë 26-vjeçarin me iniciale E.I.

I riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe është në gjendje kritike për jetën, ndërsa autori 25-vjeçar është arrestuar nga blutë.

Shkak i plagosjes së të riut dyshohet të jetë një konflikt për motive të dobëta, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, autori 25 vjeçar, banues në fshatin Rinia të Durrësit, akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(Kosova Sot Online)