I deleguari i presidentit amerikan: Richard Grenell vjen të enjten në Kosovë

  • 07 October 2019 - 23:46
I deleguari i presidentit amerikan: Richard Grenell vjen të enjten në Kosovë

I deleguar i presidentin amerikan për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën kësaj të enjte, me 10 tetor.

Media mëson nga burime të mirinformuara se emisari amerikan, Richard Grenell këtë javë e viziton zyrtarisht Kosovën.

Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re vetëm para dy jave. Trump e ka angazhuar atë në negociatat mes Kosovës e Serbisë.

Burimi i medias tregon se Grenell të enjten në Kosovë do të vijë me avion ushtarak.


(Kosova Sot Online)