Ngushtohet rezultati mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në Mitrovicë
Ka mbetur pa u numëruar vetëm edhe një vendvotim në pjesën jugore të Mitrovicës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 99.04 për qind të votave.
Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës është duke prirë në këtë komunë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në bazë të këtij rezultati ka arritur që të mbledh 10 mijë e 676 vota apo 34.40 për qind.
Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 10 mijë e 442 vota apo 33.64 për qind.
Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është në vendin e tretë dhe ka mbledhur 7 mijë e 187 23.16 për qind.
Garë e ngushtë është duke u zhvilluar në mes të PDK-së dhe Vetëvendosjes, ku PDK-ja është duke udhëhequr me 234 vota.
(Kosova Sot Online)