Kur Endrit Shala i jepte zemër NISMËS para zgjedhjeve: Unë i muj vetë të gjithë duke pi çaj

  • 08 tetor 2019 - 14:32
Kur Endrit Shala i jepte zemër NISMËS para zgjedhjeve: Unë i muj vetë të gjithë duke pi çaj

Krahu i djathtë i Fatmir Limajt, Endrit Shala ishte shprehur shumë i bindur se koalicioni me të cilin ia mësynë zgjedhjeve të gjashtë tetorit, NISMA-AKR dhe PD-ja do t’i nxirrte triumfues. Shala kishte deklaruar në një emision se veç ai do t’i mposhte të gjitha partitë, madje duke pirë çaj.

Shala thoshte se ish-partnerët e koalicionit PAN, po bënin çmos që të dëmtonin partinë e udhëhequr nga Fatmir Limaj nga frika që kishin nga ajo në zgjedhjet e gjashtë tetorit.

“Bashkë me do partner të cilët Nisma i ka ba kryeministra, të cilët çdo ditë të lume duke tentuar bashkë me partnerët duke tentuar ta dëmtojnë Nismën atyre unë ja jap sot një përgjigje”, kishte thënë Shala.

I njëjti, ishte zotuar se në zgjedhje të jashtëzakonshme, pa pasur mbështetjen e udhëheqësve të partisë, do të mund t’i mposhte kundërshtarët.

Shala kishte thënë se ish-partnerët e koalicionit do t’i mposhte vetë, madje, duke pirë qaj.

“Pa udhëheqjen e partisë, pa Fatmir Limaj pa Bilall Sherifi, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën, pa Jakup Krasniqin, veç unë si Endrit me strukturat e rinisë së Nismës në bastionet e Nismës i muj vetë, edhe ata t’u pi çaj, krejt qata”, kishte thënë Shala.

Tash pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, situata me partinë NISMA nuk ka dalë siç e kishte parashikuar Shala.

Të njëjtit kanë marrë vetëm 4.94% të votave deri më tani, gjë që i le jashtë kalimit të pragut zgjedhorë.

(Kosova Sot Online)