Vetëvendosje i afrohet LDK’së në Podujevë, ky është dallimi me vota

  • 08 October 2019 - 14:48
Vetëvendosje i afrohet LDK’së në Podujevë, ky është dallimi me vota

Tash kur KQZ gati ka kryer numërimet e të gjitha votave, në Podujevë e para ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në komunën e udhëhequr nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, LDK ka arritur ta mposhtë Vetëvendosjen e Albin Kurtit me vetëm 1 mijë vota më shumë.

LDK deri më tani ka marrë 14603 vota, derisa, Vetëvendosje mori 13060.

E treta ndërkaq, radhitet PDK-ja me 7002 vota.

(Kosova Sot Online)