Grabitje me maska në Gjilan

  • 08 October 2019 - 15:08
Grabitje me maska në Gjilan

Një grabitje ka ndodhur të hënën në një qendër tregtare në Gjilan, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ku një person ka raportuar se tre të dyshuar të maskuar kanë kryer grabitje në një qendër tregtare.

Më pas, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se nuk është raportuar për të lënduar e as për të arrestuar.

(Kosova Sot Online)