Akuza e rëndë: Ja skema kriminale e SHIK-ut me Pacollët

  • 08 October 2019 - 19:25
Akuza e rëndë: Ja skema kriminale e SHIK-ut me Pacollët

“A nuk e kanë ditur se ky hajvan nuk merr haber në politikë, por krye banditët, krye vagabondët dhe dihet se aludoj në majat më të larta të shtetit, të Qeverive kuisling dhe hajnash, dhe te mezlishti i Kadri topuzit, që thyen qafen me marre të zezë dhe se kjo është ditur se aty ishin të ulur vagabondë e rrugaç të sallhaneve, ndaj e morën edhe këtë halabak vetëm e vetëm që të përfitojnë nga ky matrapaz, që të vjelin paranë e popullit, por edhe të mos hetohen, të fshihen prapa shpinës të këtij me gjak serbi e gjak rusi, se ky faqezi ka para”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Publikimi në medie i audio-incizimit të një afere tjetër të Rrahim Hashimit, ortakut të biznesmenit dhe nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, ku shpalosen përpjekjet e grupit të Hashimit, në të cilat e përfshijnë edhe Pacollin, për t`i marrë ryshfet një biznesmeni për t`i aprovuar një kredi të madhe në Bankën Ekonomike, në pronësi të Behgjet Pacollit, po vazhdon të bëhet temë debate dhe kritikash nga analistët politikë dhe njohësit e sistemit të së drejtës. Ata hedhin akuza për mos veprimin e drejtësisë, në raste të tilla të zbulimit të krimit e të korrupsionit, e ku aktor kryesor janë kokat e mëdha, oligarkët e bizneseve kriminale dhe të politikës.

Image
Reshat Badallaj

Duke e komentuar këtë rast, analisti politik, Reshat Badallaj thotë se ai kaherë ka alarmuar për heshtjen e drejtësisë së kalbur të Kosovës, pikërisht kur bëhet fjalë për nevojën e trajtimit të rasteve të tilla kriminale, me bosët e mëdhenj të inkriminuar të bizneseve të pista dhe të politikës.

“Me vite të tëra kam shkruar dhe kam thënë, bile unë duke i lutur këta matrapaz, këta qenë, që të ngrenë edhe padi penale ndaj meje, në qoftë se nuk është e vërtetë se në Kosovë janë grupet dhe rrjeti më kriminal, i kanaleve të nëntokës, më i rrezikshmi në tërë Ballkanin, të cilët janë të veshur në xhaketën e shtetit dhe se kurrë nuk e kam vënë në dyshim as veprimtarin më kriminale të xhambazit, të pa fytyrë, gjysmë analfabetit Behgjet Pacolli”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se vetëm të mjerët,qyqarët dhe ata dilinxhijt nuk e kanë besuar se edhe ky grup është në këtë rrjet kriminal, por ja që sipas Badallajt, faktet po dalin në shesh, një nga një dhe po e vërtetojnë atë që kaherë ka pohuar e shkruar.

Mos veprimin e drejtësisë në këtë rast, sikurse në rastet tjera, Badallaj e ndërlidhë me ndikimin e gjerë të politikës në prokurori dhe gjykata, sikurse edhe në polici.

“Të gjitha këto kontrollohen nga strukturat e SHIK-ut me në krye Kadri Veselin, i cili për partner të krimit dhe korrupsionit ka zgjedhur edhe mafio oligarkët e tipit të Pacollit. Përse mendoni ju se u fut në politikë një matrapaz, një rrenacak dhe dallaveraxhi si Behgjet zeza? A nuk e kanë ditur se ky hajvan nuk merr haber në politikë, por krye banditët, krye vagabondët dhe dihet se aludoj në majat më të larta të shtetit, të Qeverive kuisling dhe hajnash, dhe te mezlishti i Kadri topuzit, që thyen qafen me marre të zezë dhe se kjo është ditur se aty ishin të ulur vagabondë e rrugaç të sallhaneve, ndaj e morën edhe këtë halabak vetëm e vetëm që të përfitojnë nga ky matrapaz, që të vjelin paranë e popullit, por edhe të mos hetohen, të fshihen prapa shpinës të këtij me gjak serbi e gjak rusi, se ky faqezi ka para”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj thotë se askush nuk mundë të ja thyen bindjen që ai e ka, dhe beson se kjo lidhje e pacollëve me SHIK-un janë rrjeti kriminal më i rrezikshmi në tërë Evropën që vazhdimisht kanë vepruar me dinakëri, pa u hetuar e ndjekur nga drejtësia,

“Por herëdo kur do të ju zbardhen një ditë një nga një faqet e zeza të historisë së tyre kriminale, sikur që u zbulua edhe ku rasti i vetëm tani që po qarkullon në medie, i Rrahim Hashimit, ortakut të biznesmenit dhe nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, për aferën korruptive e që nuk e beson se drejtësia e tanishme do të merret me të, derisa nuk pastrohet në tërësi, duke filluar nga policia, prokuroritë dhe gjykatat. Sërish do ta ripërsërisë atë që e them shpesh se kurrë nuk kam menduar e nuk kam besuar se në Kosovë, ka sistem gjyqësor, por në fakt gjithmonë kam thënë se ka sistem gjyqësor kryesisht të kalbur, puthadorë,kukull, sahanlëpirës e faqezi të instaluar nga Beogradi, të bërë ZAP nga politika bandite dhe se kanë bashkëpunuar dhe kanë hedhur bashkërisht vallen e krimit, ashtu sikur po vazhdojnë ta hedhin edhe tani”, përfundoi analisti Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)