Këto janë rezultatet e kadidatëve të PDK’së, do t'ju befasojnë

  • 08 October 2019 - 20:20
Këto janë rezultatet e kadidatëve të PDK’së, do t'ju befasojnë

Nga 15.511 votat që PDK i ka marrë në kryeqytet, më së shumti është votuar Kadri Veseli, e pas tij, kandidatët e tjerë që vijnë nga Prishtina. Ai që konsiderohej si “fytyra e Prishtinës” nga PDK’ja, Migjen Kelmendi, ka marrë vetëm 722 vota në kryeqytet.

Janë publikuar listat me vota të kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Më së shumti vota në Prishtinë nga PDK’ja ka marrë kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, të cilin e kanë votuar 12.390 veta.

Sipas një liste që e ka publikuar portali lajmi.net, i dyti me më së shumti vota është ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili me 6,584 vota, ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri ka arritur t’i sigurojë 2,679 vota.

Në vendi e katërt radhitet Eliza Hoxha e cila ka mbledhur 2355 vota, e pas saj vjen Memli Krasniqi me 2202 vota.

Ai që konsiderohej si “fytyra e Prishtinës” nga PDK’ja, Migjen Kelmendi, ka marrë vetëm 722 vota në kryeqytet. 


(Kosova Sot Online)