Ja kush e thotë: VV në pushtet si talibanët, kam pasë qejf me pa Kurtin t’u përballë me situata

  • 08 tetor 2019 - 21:03
Ja kush e thotë: VV në pushtet si talibanët, kam pasë qejf me pa Kurtin t’u përballë me situata

Kandidati për deputet nga AAK, Bekë Berisha, thotë se kanë pritur më shumë vota, derisa rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm. Ndërsa ai pret nga Vetëvendosje dhe LDK të krijojnë sa më shpejtë Qeverinë dhe se ‘ka pasur qejf’ ta shoh Albin Kurtin duke u përballë me tema të mëdha.

Image

“Me punët që i kemi ba dhe me performancën kemi prit më shumë, së paku 20 përqind. Rezultati ka qenë befasues dhe i pakëndshëm. Edhe pse ne s’kemi qit vija të kuqe, populli ka vendos që ne të jemi opozitë. Do të kemi diku 15 deputetë, 10 meshkuj dhe 4 femna”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se qeveria duhet të bëhet sa më shpejtë dhe VV e LDK mos të ndalen, sepse vendit i duhet qeveria. Ndërsa kur foli për Vetëvendosjen që doli fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit, Berisha tha se populli do të zhgënjehet nga ta.

“Kam pas qejf me pa Kurtin t’u u përballë me situata të vërteta, e jo njeriut që din me gju vetëm vo, po me marr vendime të mëdha, që kam dyshime që s’ka me mujt. Atij do t’i del hyjnizimi që ja ka ba vetes. VV kanë arrit me ardhë në pushtet si talibanët. Ata dijnë mu viktimizu si LDK, por edhe dijnë ta kallin qeverinë. Duhet me ja u pa punën, e që mendoj se pas një viti populli do të zhgënjehet në ta”, ka thënë Berisha.


(Kosova Sot Online)