Fisnik Ismaili e ofendon rëndë Sali Zybën

  • 08 October 2019 - 22:26
Fisnik Ismaili e ofendon rëndë Sali Zybën

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe së fundmi i Partisë Socialdemokrate, Fisnik Ismaili, me ofendime i është kundërpërgjigjur Sali Zybës së VV’së, i cili e paralajmëroi Shpend Ahmetin se do të largohet nga kryetari i Prishinës dhe se duhet ta zgjedh një vend ku të ikë, si ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Ismaili e ka akuzuar Zybën se ka qenë prej atyre që ka dashur ta shoh Vetëvendosjen të ndarë, sepse sipas tij, i ka penguar që tash të larguarit nga VV’ja kishin më shumë vota se ai.

Tutje ish-deputeti thotë se Sali Zyba bën gjithçka që i thotë Albin Kurti dhe është njëriu më i dëgjueshëm i tij.

Të bashkëngjitur mund ta gjeni shkrimin e Ismailit, i cili përmban gjuhë vulgare.

Image

 

(Kosova Sot Online)