Kur do të formohet qeveria e re?
Minutat e para të ditës së hënë i kaluan në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë.
Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me krerët e saj dolën këtu pranë objektit të qeverisë për të festuar fitoren.
Kjo festë erdhi pasi që Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti, doli e para në zgjedhje.
Rrjedhimisht i bie që Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër, duhet të jetë i mandatuari i parë për themelimin e qeverisë së ardhshme.
Ndërkohë, sipas procedurave kushtetuese, brenda 30 ditësh pas shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti i Kosovës duhet të thërrasë një seancë, në të cilën konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Nëse presidenti nuk e thërret këtë seancë, Kuvendi mblidhet vetë.
Në Institutin Demokratik të Kosovës tregojnë më tej për procedurat pasuese të formimit të qeverisë.
Artan Murati shpjegon se çfarë ndodh nëse herën e parë dështon të formohet qeveria.
E, njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se presidenti i Kosovës është i obliguar me kushtetutë të mandatojë Albin Kurtin për të bërë qeverinë e re.
Sipas tij, nuk ekziston variant i dytë në këtë aspekt.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka numëruar votat e rregullta, fituese është partia e Albin Kurtit.
Ndërkohë ende nuk ka përfunduar numërimi i votave me kusht e atyre të diasporës.
(Kosova Sot Online)