Abdixhiku tregon çfarë i takon LDK-së

  • 08 October 2019 - 23:03
Abdixhiku tregon çfarë i takon LDK-së

Kandidati për deputet i LDK’s Lumir Abdixhiku  ka thënë se me Vetëvendosjen përshtaten në shumë pika. Ndërsa flet edhe për pozitat qeveritare të cilat LDK i synon specifikisht.

Megjithatë kur flet për ndarje të pozitave qeveritare pas krijimit të mundshëm të një qeverie, Abdixhiku thotë se diplomacia është ajo që e do partia e tij.

“Ne e synojmë politikën e jashtme në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, LDK’ja duhet ta marrë këtë pozitë për shkak të raporteve ndërkombëtare që kjo parti ka.  

Ai ka folur edhe për pozitën e presidentit, duke thënë se Vetëvendosje e LDK’ja duhet të diskutojnë pasi është diçka që do të ndodhë pas dy vjetëve, pra përfundimi i mandatit. 

(Kosova Sot Online)