Nga sa vota morën kandidatët e PDK’së në Gjilan (Dokument)

  • 09 October 2019 - 17:00
Nga sa vota morën kandidatët e PDK’së në Gjilan (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka dalur e treta në nivel vendi.

Partia e udhëhequr nga Kadri Veseli ka marrur më së paku vota që kur ky i fundit e mori drejtimin e partisë nga Hashim Thaçi.

Në Gjilan Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 17,08% ose 7 mijë e 677 vota.

Nga lista e kandidatëve për deputetë në këtë qytet më së shumti vota ka marrur kreu i PDK-së, Kadri Veseli me 6 mijë e 76 vota, i pasuar Arben Bislimi i cili ka marrë 3 mijë e 159 vota.

Këta janë kandidatët e PDK-së që kanë marrë më së shumti vota në Gjilan:

Kadri Veseli 6076

Arben Bislimi 3159

Uran Ismaili 2572

Leonora Bunjaku 2145

Riad Rashiti 2151

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të martën ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, në bazë të publikimit të këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje deri më  tani ka 203 mijë e 52 vota ose 25,49 për qind.

Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka marrë 197 mijë e 702 vota ose 24,82 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e treta e cila ka arritur t’i marrë 169 mijë e 211 vota ose 21,23 për qind.

Koalicioni AAK-PSD ka arritur t’i marrë vetëm 92 mijë e 149 vota ose 11,57 për qind.

Lista Serbe 52 mijë e 620 vota ose 6,61 për qind. Koalicioni NISMA – AKR – PD, 39 ka marrë mijë e 495 vota, 4,96 për qind, duke mos arritur që ta kalojë pragun zgjedhor.

Image

(Kosova Sot Online)